Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Jemi kundër planit franko-gjerman, zgjidhja e duhur dhe e qëndrueshme është korrigjimi i kufijve

Kryetari i Partisë Socialdemokrate,  Dardan Molliqaj, ka marrë qëndrim kundër planit franko-gjerman, pasi  në të nuk ka njohje reciproke me Serbinë, dhe se është i dëmshme për Kosovën. Ai ka thënë se marrëveshja finale me Serbinë nuk mund të bëhet me këtë plan, por që rikthen Kosovën në pikën zero. E vetmja alternativë për ta zgjidhur epilogun përfundimtar me Serbinë, është korrigjimi i kufijve. Të gjitha tentativat e Kurtit me vendosjen kinse të reciprocitetit apo ligjshmërisë për çështjen e targave, si përpjekje e tij për të maskuar një kompromis që e bënte anash saj, pra për Kosovën u bë e qartë që Qeveria e Kosovës e ka pranuar planin franko-gjerman pa njohje vetëm pasi që serbët u larguan nga institucionet dhe donte që përmes asaj që ne po e quajmë petkut të një politikani konsistent që nuk lëshon pe në asnjë gjë, të maskonte kompromisin e madh që ishte marrëveshja franko-gjermane. Pra për ne ishte e qartë që është një manovër politike dhe se do të përfundonte si e tillë, ka thënë mes tjerash Dardan Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Evropian

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …