U PËRURUA OBJEKTI I RI I SHFMU “HAKI STËRMILLI” NË FSHATIN RETIJË

Sot, në prag të 28 Nëntorit – Festës sonë të madhe kombëtare, u përurua objekti i ri i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Haki Stërmilli”, paralelja e ndarë në Retijë të komunës së Rahovecit, projekt ky i financuar dhe i realizuar nga komuna e Rahovecit. I pranishëm ishte edhe kryetari Smajl Latifi, i cili tha se jemi të lumtur që kemi përfunduar një objekt të ri shkollor modern, me kushte shumë të mira dhe standarde bashkëkohore për të zhvilluar proces mësimor cilësor. Ky objekt shkolle, ndonëse ishte përfunduar shumë muaj më parë, ne nuk arritëm ta përurojmë, për arsye të vonesës në furnizimin me inventar nga ana e Ministrisë së Arsimit. Shpresojmë që furnizimi me inventar i filluar tashmë, të përfundojë sa më shpejtë dhe nxënësit e mësimdhënësit të sistemohen sa më shpejtë. Urime të gjithë nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe të gjithë qytetarëve të Retijës, ka thënë kryetari Latifi me këtë rast.

May be an image of 6 people, people standing, balloon and indoor

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …