Zyra për të Drejtat e Njeriut dhe Zyra për Barazi Gjinore në Komunën e Skenderajt kanë hapur fushatën 16 ditët e aktivizimit kundër dhunës ndaj gruas. Me këtë rast, në objektin e Komunës është vendosur baneri me mbishkrimin “Stop dhunës ndaj gruas”. Ky aktivitet ka për qëllim të ndërgjegjësojë popullatën për dukurinë e dhunës ndaj gruas.