Kryetari i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus, ka kritikuar qasjen e BE-së karshi Kosovës dhe Albin Kurtit

Kryetari i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus, ka kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian lidhur me  çështjen e Kosovës, e veçantërisht me qëndrimin kundër Albin Kurtit. Në një postim të tij ai tha se të injorosh një ish-të burgosur të regjimit të Millosheviqit, sikur ishte Albin Kurtit e në të njëjtën kohë të magjepsesh e të simpatizosh  një ish-ministër  të Sllobodan Millosheviqit, duke iu referuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është  ide e  rrezikshme e Bashkimit Evropian. Kjo është politikë dritëshkurtër dhe e rrezikshme, hedhje e benzinës në zjarr, ka shkruar kryetari i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus

 

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …