Fadil Shyti

Fadil Shyti: KONFERENCA E HELSINKIT E VITIT 1975 DHE JO-ja, E MADHE E SHQIPËRISË SOCIALISTE!

Në vitin 1975, kur Evropa “paqësore” me të ashtuquajturit “burra të paqes” në shtete që, shumë ua gërryenin gurmazet, zhurmat për paqen në rajon; organizuan në Helsinki  (madje e quajtën Konferencën me bujë: “Konferenca e paqes”,

-“Konferenca e Helsinkit”.

Në atë Konferencë , për të cilën gjeniu Enver Hoxha, do të thoshte:

“Polli mali bëri mi”!…

Atje, si çdoherë tjetër, u bë zhurma e radhës, për t’u hedhur popujve hi syve, kinse, do të vendosej paqja në Ilirik (Ballkan) dhe në Europë, aty do të vendosej unanimisht që, të mos ketë luftëra, as ndryshime të kufijve në Ilirik, (Ballkan) dhe në Evropë; midis të tjera shteteve u ftua edhe Shqipëria Socialiste.

Mirëpo, z. evropianë dhe ilirikë (ballkanikë), atëbotë, i kishin bërë “hesapet pa hanxhiun”, –sepse, refuzimi i diplomacisë shqiptare qe, Jo, ne nuk marrim pjesë në Konferenca të tilla revizioniste- imperialiste, “paqësore”,

-përderisa, ende nuk është zgjidhur drejt çështja e kufijve në Ilirik, (Ballkan), në raport me Shqipërinë dhe kombin shqiptar”.

-Atëbotë, shkruhej në gazeta që, për këtë refuzim Shqipëria rrezikonte të përballej me sanksione ekonomike e të tjera presione,-nga shtetet që e organizuan atë maskaradë të rrejshme politike.

-Thuhej pastaj që, palo “burrështetasit” e paqes së përgjakur; -Enver Hoxhën legjendar e kishin konsideruar si, “shkaktarin e madh dhe të mundshëm të thyerjes së paqes e të stabilitetit në rajon, si një nacionalist, i cili fshihej pas ideologjisë marksiste-leniniste” e, të tjera akuza të tilla!…

-Koha i vërtetoi faktet se, kjo qe gënjeshtër e tyre e radhës, për faktin që, pikërisht në shtetet e tyre nga lindja në perëndim se, popujt e kuptuan qartë kush ishin ata paqësorë si Titua e sojnikët e tij dinakë dhe përse angazhoheshin ata xhelatë.

-A e ruajti atë paqe Gjermania?

-Natyrisht, se jo!

-A e ruajti atë paqe Rusia?

-Natyrisht, se jo!

-A e ruajti atë paqe,

ish-Jugosllavia?

Natyrisht, se jo!

-A e ruajtën atë paqe dhe mos ndryshimin e kufijve dhe vende të tjera të Ilirikun (të Ballkanit), Evropës dhe të botës që e trumbetonin atë gënjeshtër të madhe?

-Natyrisht, se jo!…

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …