Kreu i SPAK-ut, Arben Kraja deklaroi në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania se kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është nën hetim për dosjet që janë dorëzuar lidhur me financimet në parti. Të gjitha anë çështje nën hetim, vazhdojnë hetimet edhe për ato. Janë disa çështje që lidhen me financimet e partisë dhe lobimin, nuk mund të them më tepër janë nën hetim. Ne po hetojmë faktet, se kush do të dalë përgjegjës është histori e hetimit”, u shpreh, Arben Kraja. Gjatë intervistës ai nënvizoi se në asnjë moment nuk kanë marrë ndonjë udhëzim nga ndërkombëtarët për ndonjë çështje të caktuar. Sipas Krajës prokurorët janë të pavarur në vendimmarrje për çështjet që kanë nën hetim.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …