Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka kritikuar Ambasadën e Shqipërisë e cila ka kohë që nuk i fton organizatat e dala nga lufta në shënimin e festave të Nëntorit.“Nuk është hera e parë që injorohen Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në ngjarje që lidhen me kombin shqiptar, çlirimin dhe sidomos luftën çlirimtare. Ka disa vite që Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë nuk na fton me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, e nuk na ftuan as këtë herë. Klinaku po ashtu ka kritikuar edhe MKRS-në dhe Qeverinë e Kosovës e cila nuk i ka ftuar në hapjen e ekspozitës me 110 pikturat e Rexhep Selimit. Sot nuk u ftuam as nga Qeveria e Kosovës në hapjen e ekspozitës me 110 pikturat e Rexhep Selimit”, është ankuar Faton Klinaku.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …