Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave po i pikëllon jo vetëm shqiptarët në Kosovë, por edhe vëllezërit e tyre në Shqipëri. Ajo tha se izolimi që i është bërë Kosovës duke mohuar liberalizimin e vizave është më shumë se i padrejtë. Së fundmi dy fjalë lidhur me një çështje që me të drejt i pikëllon jo vetëm shqiptarët këtu në Kosovë, por edhe vëllezërit e tyre në Shqipëri dhe e kam fjalën për çështjen e vizave e cila duket se më në fund ka hyrë në rrugën e zgjidhjes. Dua të theksojë se izolimi që i është bërë Kosovës duke i mohuar liberalizimin e vizave është më shumë se i padrejtë, është i pakuptimtë. Nuk ka asnjë justifikim për të zvarritur më tej këtë çështje dhe për ta mbajtur pezull këtë situatë që do të thosha është absurde. Dua ta garantoj Donikën, motrën time ashtu si dhe publikun e Kosovës që Shqipëria do të bëjë gjithmonë çdo gjë që ka në dorë për ta mbështetur Kosovën”, theksoi Xhaçka.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …