Autoritete të Gjykatës Speciale, në Hagë kanë njoftuar se në çështjen gjyqësore penale kundër krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi palët ia kanë dorëzuar gjykatësit të procedurës paraprake, parashtrimet e tyre me shkrim. Këto parashtrime kanë të bëjnë me pikat faktike për të cilat ata pajtohen. Gjykatësi i kishte urdhëruar t’i bënin parashtrimet në përputhje me rregulloren, sipas së cilës ai duhet të evidentojë pikat për të cilat prokuroria dhe mbrojtja pajtohen. Gjykata ka sqaruar se në të njëjtën çështje gjyqësore, më 18 nëntor, prokurori ka dorëzuar një listë paraprake me 40 dëshmitarët e parë që prokuroria synon t’i thërrasë gjatë procesit gjyqësor. Gjykatësi i procedurës paraprake miratoi pjesërisht kërkesat e Thaçit dhe Selimit, për apelimin e dy vendimeve të mëparshme të gjykatësit të procedurës paraprake, ku autorizonte prokurorin të ndryshonte listat e dëshmitarëve dhe të provave materiale”, është thënë në njoftim. Zyra e Prokurorit më 30 shtator ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku ata paragjykohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …