Protestuesit e Lulzim Bashës

Policia e Shqipërisë nuk i ka dhënë leje Partisë Demokratike për mbajtjen e protestës së paralajmëruar më 6 dhjetor 2022

Policia e Shqipërisë nuk i ka dhënë leje Partisë Demokratike për protestën e paralajmëruar më 6 dhjetor, datë kur për herë të parëm në Tiranë,  do të zhvillohet samiti BE-Ballkani Perëndimor. Në një letër dërguar Partisë Demokratike nga drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika, thuhet se zhvillimi i tubimit brenda perimetrit të sigurisë pengon zhvillimin normal të samitit dhe përbën rrezik real për sigurinë kombëtare dhe sigurinë publike. Prandaj për këtë arsye, Policia  ka vendosur ta ndalojë zhvillimin e tubimit të kërkuar  për datën 06.12.2022 ora 12:00 deri në orën 16:00 në vendin e përcaktuar në kërkesë. Panganika thotë se Policia e Tiranës mbetet e angazhuar për të garantuar të drejtën e çdo qytetari për të marrë pjesë në tubime paqësore dhe mirëpret çdo njoftim të PD për zhvillimin e tubimit në një vend alternativ, jashtë perimetrit të sigurisë. Ndërkohë sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka thënë se askush nuk mund të ndalë të drejtën për të protestuar. Askujt në Shqipëri ne nuk i marrim leje për të protestuar, ka thënë militanti i Sali Berishës, Flamur Noka.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …