Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur për mediumin spanjoll, “El periodico”, duke nënvizuar se shefi i BE-së, Josep Borell, i cili është me origjinë spanjolle s’duhet të vrapojë pas çështjeve teknike sikurse targat por duhet të merret me marrëveshjen e vërtetë në mes të Kosovës dhe Serbisë. I pyetur nëse Borell ka luajtur rolin e tij në negociatat e fundit për targat, Kurti ka thënë se duket sikur Borell po shmanget nga puna e tij e përfaqësuesit të BE-së dhe nga zgjidhja evropiane e mbështetur nga Franca dhe Gjermania. Unë besoj se një kryeministër nuk duhet të fokusohet në çështje aq teknike sa çështja e targave. Dhe zoti Borrell duhet të shtyjë për një marrëveshje të vërtetë dypalëshe me Serbinë, në vend që të vrapojë me këtë çështje”, ka thënë Kurti për “el periodico”. Albin Kurti minimizën marrëveshjes si teknike, edhe pse vetë ka deklaruar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se ka bërë një koncesion të palavdishëm, madje është betuar para deputetëve se Kosova nuk ka humbur asgjë me kompromisin në bisedime me Serbinë, të cilit ai me eufemizëm i thotë, koncesion.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …