Deputetja e lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulenë Haxhiu, ka akuzuar QKUK-në dhe Policinë e Kosovës, për shkelje të privatësisë, pas publikimit në medie të rëntgenit rreth gazit lotsjellës. Ajo iu ka drejtuar Prokurorisë Themelore të Prishtinës për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje, që ka pasuar me shpifjet kundër saj në opinion nga portalet e e njohura për plasim të gënjeshtrave: “Indeksonline” dhe “Gazeta Express”. Këto dy portale kishin publikuar rëntgenin, duke shtuar se gazin lotsjellës Haxhiu e kishte fshehur në organet gjenitale. Këto portale që i financon Qeveria e Kosovës janë paditur muaj më parë për shpifje nga deputetja Haxhiu. Ajo konsideron se ekziston dyshimi i bazuar kundër zyrtarëve kompetentë të QKUK-së e të Policisë së Kosovës se kanë kryer këto vepra penale në drejtim të zbulimit të paautorizuar të informacionit konfidencial; zbulimi i fshehtësisë zyrtare, si dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …