Daut Haradinaj: 25 vjet më parë në ditën kur lartësohej mësuesi Halit Geci festuam ndryshe në vallen e nisur për çlirim krah Rexhës

Gjenerali i luftës së UÇK-së, Daut Haradinaj, ka kujtuar 25 vjetorin e vitit 1999, me ç’rast ka shkruar: 25 vjet më parë, në ditën kur lartësohej mësuesi Halit Geci, festuam ndryshe, në vallen e nisur për çlirim, krah Rexhës që sot po i jep vulën e pastërtisë UÇK-së dhe Mujës që sot qëndron mbi çdo shkronjë të historisë.

Nëntorët na kaplojnë me emocione, se nuk ka ditë që nuk ngjallin festë e krenari, dhimbje e gëzim. Figura të panumërta heronjsh ndër shekuj, duket sikur ky muaj është domeni i mirë i kombit tonë.

Urime ditëlindjen Komandant Adem Jashari, Urime UÇK-së, urime të gjithë brezave që nuk kursyen asgjë nën flamurin kuq e zi. Shqipëria dhe Kosova janë dhe do të bëhen ashtu sikur e ëndërruan heronjtë.

Me këtë pikturë të Rexhës nga burgu, i them që të jam në krah, sikur atëherë dhe tash, e çdoherë. Sa herë që gjykohet liria, për ty dhe të tjerët bashkëluftëtarë që janë me ty atje.

Urime 28 Nëntori!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …