leoni

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist në Kuvendin e Shqipërisë, Taulant Balla me disa deputetë vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë

Ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili aktualisht gjendet në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë, lidhur me akuza bazuar në raportin e falsifikuar të  Dick Martyt,  nuk do ta festojë i vetëm 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ka bërë të ditur  kryetari i grupit parlamentar socialist në Kuvendin e Shqipërisë, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e parë të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës,  i mbajtur dje në Tiranë “Një grup nga ne, do të udhëtojë drejt Hagës për të qenë pranë ish-presidentit Thaçi në 100-vjetorin e pavarësisë”, ka thënë Balla, duke iu referuar vetes dhe disa deputetëve të tjerë të Shqipërisë dhe Kosovës.  Së bashku me Thaçin, në paraburgim  disa, në vuajtje të dënimit, gjenden edhe  Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj dhe Pjetër Shala.  Edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi,  ditë më parë i ka vizituar krerët e UÇK-së në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Evropian

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …