Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori pjesë në takimin e liderëve të Mynihut, në Bukuresht, organizuar nga Konferenca e Sigurisë në Mynihut dhe Ministria e Jashtme e Rumanisë. Gjatë takimit, ministrja Xhaçka vuri theksin në rolin e Shqipërisë si një faktor stabiliteti dhe promovuese e bashkëpunimit rajonal. “Theksova se Shqipëria ka qenë prej kohësh një faktor stabiliteti dhe është promovuese e bashkëpunimit rajonal me një vizion dhe strategji të qartë”, tha ajo. Sipas saj, Ballkani Perëndimor duhet të pushojë së qeni një zonë shqetësimi dhe në vend të kësaj të bëhet një zonë paqësore, e integruar në BE me mbështetjen e BE-së dhe SHBA.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …