PDK në Malishevë, pamundësoi mbajtjen e seancës së Kuvendit të Komunës

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, nga radhët e PDK-së, kanë bllokuar foltoren në sallën e kuvendit, duke e pamundësuar mbajtjen e seancës së rregullt të Kuvendit të Komunës së Malishevës. Arsyeja e bllokimit të foltores, sipas anëtarit të PDK-së, Vllaznim Kryeziu, është mos vendosja e fotografisë së Presidentit të vendit, në sallën e KK-së.

Fillimisht, kryesuesi i KK të Malishevës, Aziz Thaçi, sqaroi se mos vendosja e fotografisë deri më tani është për shkaqe juridike dhe teknike,  dhe sqaroi se është duke u munduar që ta rregulloj këtë çështje në vijë institucionale, përmes protokollit të shtetit, por që deri më tani ende nuk është rregulluar, pasi nuk ju është ofruar fotografia nga ana e protokollit të shtetit.

Pavarësisht kësaj, anëtarët e PDK-së, nuk janë larguar nga foltorja, ndërsa kryesuesi Thaçi, bëri një pauzë prej dhjetë minutave, për tu konsultuar me përfaqësuesit e subjekteve politike të përfaqësuara në KK të Malishevës.

Pas konsultës, në të cilën, sipas kryesuesit, nuk mori pjesë LDK-ja, por duke parë situatën e krijuar, tha se “nuk ka kushte për mbajtjen e mbledhjes së Kuvendit të Komunës dhe seancën e shpalli të mbyllur, kurse anëtarët e KK-së, do të njoftohen me kohë me vazhdimin e mbledhjes së pestë të rregullt të Kuvendit të Komunës”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …