Shefi i Bashkimit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, se Rusia po përpiqet ta kthejë Ukrainën në një “vrimë të zezë”, duke e shtyrë atë në errësirë dhe të ftohtë. Borrell u prononcua për gazetarët përpara se të merrte pjesë në takimin e ministrave të zhvillimit të vendeve të BE-së. Duke paralajmëruar se në takim do të diskutohet rindërtimi i Ukrainës, Borrell tha: “Ne duhet të rrisim mbështetjen tonë për Ukrainën. Putini vazhdon të bombardojë Ukrainën. Putini po përpiqet ta kthejë Ukrainën në një vrimë të zezë ku nuk ka dritë, energji elektrike dhe ngrohje për t’i vënë ukrainasit në errësirë dhe të ftohtë”.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …