Gjyqtari i procedurës paraprake, në Gjykatën Speciale në Hagë, Nicolas Guillou, ka refuzuar mocionin e avokatit të Hashim Thaçit, me anë të së cilit kishte kërkuar mundësi hetimore për dëshmitarët ndërkombëtarë, pasi kishte vlerësuar se dëshmitë e tyre janë të rëndësishme për çështjen. Steve Bennet, Wesley Clark, Jock Dovey, Michael Durkee, Daan W. Everts, Bernard Kouchner, Wiilliam Walker dhe një diplomat tjetër, të cilit nuk i identifikohet emri, por që mund të jetë, Bill Clinton ose Xho Bajden, janë dëshmitarët për të cilët avokati i Thaçi, Gregori Keohe kërkoi mundësi hetimore unike. Në fillim, thuhet se gjykatësi paraprak kujton se rregulli 99 i Rregullave parashikon se hetimi duhet të paraqesë një mundësi unike, sepse provat mund të mos jenë të disponueshme më pas në gjyq. Vendimi thotë se gjykatësi paraprak vëren se një vlerësim nëse provat mund të “mos jenë të disponueshme më pas në gjyq” pasi kjo kryhet rast pas rasti dhe përfshin shqyrtimin e faktorëve të tillë si, kalimin e kohës, shëndetin ose gjendjen fizike e një dëshmitari, aksesi i përkohshëm në sendin evidentues, ose presioni i ushtruar mbi një dëshmitar.
