Drejtorët e shkollave të Shtimes trajnohen për parandalimin e dhunës nëpër shkolla

Në vazhdën e aktiviteteve të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), në komuna për parandalimin e dhunës nëpër shkolla, sot është organizuar një takim pune edhe me drejtorët e shkollave të komunës së Shtimes. Në këtë takim është diskutuar për zbatimin e dokumentit qeveritar “Rregullorja 21/2013 për protokollin për parandalim dhe referim të dhunës në institucionet e arsimit parauniversitar”.

Fjalën hyrëse në këtë takim e bëri, Petrit Tahiri, përfaqësues i Qendrës për Arsim të Kosovës (KEC), ndërsa për sistemin e parandalimit dhe referimit të dhunës në shkolla, protokollit dhe dokumenteve tjera përcjellëse, foli Merita Jonuzi, koordinatore për të Drejtat e Njeriut në MASHT dhe Shyhrete Recica, inspektore e arsimit (MASHT). Në vazhdim të takimit, u bë edhe mënyra e demonstrimit të raportimit në modulin e incidenteve në Softverin e Menaxhimit Informativ të Arsimit (SMIA).

Ky takim i mbajtur në nivel komunal kishte për qëllim rritjen e efikasitetit të shkollave dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në zbatimin e Protokollit dhe dokumenteve tjera përcjellëse si dhe ngritjen e kapaciteteve të shkollave në raportimin e rasteve në Modulin e incidenteve në shkolla, në kuadër të SMIA-s.

Ky aktivitet është përkrahur nga projekti “Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna në shkollë“ që zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës me përkrahjen financiare nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …