Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti tha se në dhjetor të këtij viti, Kosova do ta dorëzojë aplikimin për anëtarësim në BE

Kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti  ka deklaruar  se në dhjetor të këtij viti, Kosova do ta dorëzojë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, edhe pse është i vetëdijshëm se anëtarësimi në këtë bllok nuk pritet të ndodhë shpejt. Por, është e rëndësishme që ne zyrtarisht dhe publikisht të shprehim dëshirën tonë për t’u anëtarësuar në BE”, është shprehur Kurti. Mirëpo, njohësi i integrimeve evropiane është skeptik për këtë plan. Ish-ministri për Integrime Evropiane, Bekim Çollaku, ka thënë se Kosova e ka të pamundur që ta marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, pa e siguruar njohjen nga pesë vendet anëtare të saj. Askush nuk e ndalon Kosovën që të aplikojë për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE. Por, aplikimi formal dhe marrja e statusit të shtetit kandidat për anëtarësim, janë dy ngjarje apo situata krejtësisht të ndryshme”, ka thënë, Bekim  Çollaku.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …