Arben Gashi

Arben Gashi ka kritikuar ashpër kryeministrin, Albin Kurti, lidhur me qasjen e tij në dialogun me Serbinë

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi ka kritikuar ashpër kryeministrin,  Albin Kurti lidhur me qasjen e tij në dialogun me Serbinë. Kurti ka ndryshuar qëndrimet sa i përket dialogut me Serbinë. Ai tha po të mos ishte refuzimi i të hënës nuk do të ishte pranimi i të mërkurës, njëfarë metafore e panevojshme që mund të duket interesante në opozitë, por  kur je në kryeministër janë kot fare. Kur ka qenë në opozitë ka thënë se nuk dua dialog pa reparacione të luftës, kërkim falje, etj.  Problemi është se ndryshoi qasja në dialog dhe nuk e kemi më qëndrimin ndërkombëtar dhe palëve dialoguese për marrëveshje finale ligjërisht të detyrueshme, të ratifikuar nga kuvendet por kemi pajtimin e dy palëve për marrëveshje të qëndrueshme. Deputeti Arben Gashi kritikoi po ashtu kryeministrin se ka bërtitur e ka kërkuar raportim për dialogun sa ishte në opozitë, ndërsa ky raportim mungon kur tashmë është në pozitë. Na akuzonit me Amelika Amelika, Çka ndodhi në intervistën tuaj kur thatë se unë nuk isha i informuar sa serioze ishte gjendja në veri, por e mora vesh nga ambasadori amerikan’. Çfarë është kjo metamorfozë e juaja”, e pyeti kryeministrin Kuri,  shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …