Ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack ka shprehur mospajtimin me vendosjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi si kusht për liberalizimin e vizave. Ajo e ka cilësuar këtë si pyetje e pazgjidhur në sistemin pa viza. “Demarkacioni me Kosovën: Një kusht i ri për liberalizimin e vizave? Pyetje të njëjta të pazgjidhura me sistemin pa viza”, shkruan Pack në llogarinë e saj në Twitter.
