Mbahet Mbledhja e IX-të e Rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit, e cila u kryesua nga kryesuesi i Kuvendit, z.Hajdar Sutaj. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin Kryetari i komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj,drejtorë të drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së, përfaqësues të KFORI-it, zyrtarë komunal e qytetarë tjerë. Si rend dite ishin propozuar këto pika:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Model Rregullores për transportin publik në territorin e komunës së Deçanit;
-
Shqyrtimi i Planit lokal të veprimit në mjedis-revidim;
-
Të ndryshme ( Përgjigjet e Kryetarit të Komunës në pyetjet e anëtarëve të Kuvendit, së paku tri ditë para mbledhjes).