leoni

KK i Malishevës – Miraton Planin e Integritetit

Mbledhjen e IX(nëntë) të rregullt të Kuvendit të Komunës të Malishevës për vitin 2022 e udhëhoqi, kryesuesi, Argjend Thaçi, ku pas debatit për pikën jashtë rendit të ditës u zhvillua debat nga këshilltarët, ku temat që ngritën këshilltarët, përgjigjet i dha, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, temat ishin që nga problemi me mbeturinat inerte, mirëmbajtja e infrastrukturës rrugore, energjetika etj. Më pas u miratua rendi i punës së mbledhjes së nëntë dhe u debatua Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Integritetit. Shqyrtimi dhe miratimi i Draft-Rregullores për organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e komunës së Malishevës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane me disa  propozime për ndryshime. Shqyrtimi i Raportit të Bujqësisë për periudhën Janar-Tetor 2022. Shqyrtimi dhe miratim i kërkesës nr.02/541 datë 08.11.2022, Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/1885 datë 16.11.2022, Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/580 datë 24.11.2022, Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/576 datë 23.11.2022, për çështje shëndetësore ku u mbështeten nga këshilltarët. Ndërsa për kërkesën nr.02/550 datë 14 .11.2022 e parashtruar nga pronarët e bizneseve në rrugën ”Rilindja Kombëtare” në Malishevë, u formua komision që të trajtoi më detajisht dhe të dalin me rekomandime. Në të ndryshme, nga këshilltari Amrush Helshani u propozua që të promovohet më shumë puna vullnetare nga të rinjtë.

Mund të jetë një imazh i 9 persona dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …