Gazetarin britanik, Mark Steyn e kanë zemëruar festimet e shqiptarëve në Londër për Pavarësinë dhe ditën e çlirimit. Ai hyrjen ia ka kushtuar “pushtimit” të Londrës Qendrore. Unë mendoj se nuk janë vlerat e sakta, se 2% e meshkujve shqiptarë janë në Angli sepse mesa duket nuk ka mjaftueshëm shqiptarë. Sipas të dhënave, këta raportohet se janë refugjatë që kanë ikur nga sytë-këmbët nga vendi i tyre me asgjë tjetër veç rrobave në trup. Nuk do bënin përshtypje nga ajo që u pa në qendër të Londrës më 28 nëntor. Këta po ngisnin ‘Mercedes’, ja shikojeni. Meqë ra fjala ky është flamuri shqiptar se do e shihni shumë shpesh. Ja dhe Policia i ndihmon dhe i mbyll urat. Ja edhe po udhëtojnë me ‘Porche’. Po i përdorin për të bërë drifte. Është qejf, ta bësh në ‘Lamborgjini’”, thotë gazetari britanik, Mark Steyn, për festën e shqiptarëve në qendër të Londrës.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …