Kryetari Asllanaj, morri pjesë në programin e Festës së Abetares në ShFMU”Destan Bajraktari”

Nxënësit e klasave të para dhe mësimdhënësit e tyre në ShFMU “Destan Bajraktari”, sot kanë shënuar “Festën e Abetares”. Ata për këtë ditë kanë përgatitur  një program të pasur me këngë, valle dhe recitime, të cilin e kanë shfaqur në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë.  Në këtë festë të nxënësve suharekas morri pjesë edhe kryetari i Komunës z. Sali Asllanaj, i cili u ka uruar shëndet të mirë nxënësve, sukses në rrugëtimin e nxënies së dijës  dhe i ka përgëzuar për programin e përgatitur aq mirë. Ai madje ka cituar vargjet e një kënge që fletë për fëmijët dhe jetën e tyre të qetë: “mos ia prishni lumturinë. ” E nxënësit kanë recituar vargje dhe kanë kënduar këngë kushtuar abetares, shkronjave të para dhe rrugës drejt dijës, vazhdimit të shkollimit. Ata vetë e kanë moderuar programin, vet kanë lexuar dhe recituar bukur dhe rrjedhshëm, kanë dëshmuar se kanë kryer si duhet klasën e pare dhe tash e festojnë festën. Ata me vargje i kanë thënë lamtumirë Abetares-librit të tyre të pare në jetë.  Për këtë  është falënderuar drejtori  i shkollës Malush Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …