Kryetari i Republikës Federale Gjermane, Frank-Walter Shtainmajer u prit sot me ceremoni zyrtare, në Tiranë, nga kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj Kjo është vizita e parë e një presidenti gjerman në Republikën e Shqipërisë, në 27 vitet e kaluara. Presidenti Federal Shtainmajer u prit në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” nga zçvendës-kryeministrja, Belinda Balluku dhe Ambasadori gjerman në Tiranë, Zingraf. Sipas njoftimit zyrtar të Presidencës, vizita përbën një sinjal të mëtejshëm të mbështetjes nga ana e Gjermanisë për të ardhmen evropiane të vendit tonë. Pas ceremonisë zyrtare të mirëseardhjes në institucionin e Presidentit të Republikës, dy kryetarët Begaj dhe Shteinmeier mbajtën një konferencë për mediet. Gjatë vizitës në Tiranë, Steinmeier do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama dhe gjithashtu do të mbajë një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë. (ATSH)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …