Pas kërkesës të avokatit të Nasim Haradinajt, Paneli i Gjykatës së Apelit, në kuadër të Gjykatës Speciale, ka lëshuar një urdhër me të cilin ka caktuar seancën për sot dhe nesër. Çështja ka të bëjë me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, sipas nenit 15(2) të Ligjit për Gjykatës Speciale dhe Zyrën e Prokurorit. Sipas aktakuzës, së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj, kryetar dhe nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Gjykatës Speciale ndër të cilat ka të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve të mundshëm. Aktgjykimi u shpall më 18 maj të vitit 2022. Të dy të akuzuarit u shpallën fajtorë dhe u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burg. Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj i dorëzuan njoftimet për apel ndërsa Zyra e Prokurorisë ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të apelojë aktgjykimin e shkallës së parë, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …