Në deklaratën që bëri kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ku foli edhe mbi masat e sigurisë për mbarëvajtjen e këtij samiti deklaroi se masat e sigurisë nuk negociohen me askënd, janë të vendosura nga vetë Këshilli Europian, që kudo ka akvitete ka masa standarde, forcat tona punojnë me organizatorët e samitit që janë në fakt në KE prej shumë kohësh për masat e sigurisë. Ndaj nuk janë çështje opinionesh janë masa të rrepta, aq më tepër kur këtu do vijnë liderë të BE, ku pa diskutim për ta ka masa ekstreme sigurie.” -u shpreh Rama, ndërsa komentoi edhe protestën e thirrur nga Sali Berisha në këtë ditë. Këtu nuk ka palë që tërhiqen apo jo, ka një aktivitet që është më i rëndësishmi në historinë e vendit. S’ka ndodhur kurrë që në Shqipëri të vijnë të gjithë lideret e BE, dhe në mbështetje të asaj linje që e sheh Shqipërinë si një faktor kyç në rajon. Këtu hyjnë në fushë siguria e samitit dhe garantimi i masave për të gjithë liderët, u shpreh Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …