Kryetarja e Gjykatës Speciale në Hagë, Ekateriana Trendafilova, ka caktuar trupin gjykues në çështjen e pretenduar penale kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, i cili do të përbëhet nga gjykatësit: Çarles Smith, Kristoph Barthe, Guenal Mettro dhe Fergal Gajnor gjykatës rezervë. Ndërkohë gjykatësi i procedurës paraprake, Nicollas Guiju, kishte njoftuar gjyqtaren bullgare se dosja e çështjes kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të jetë gati për t’i kaluar trupit gjykues më 15 dhjetor të këtij viti. Pavarësisht caktimit të kësaj date kjo nuk do të thotë se fillimi i gjykimit kundër krerëve të është afër, ka thënë avokati Artan Qerkini, megjithatë kjo tregon se tashmë po afrohet faza e fillimit të gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Policia e Kosovës demanton Ministrinë serbe të Mbrojtjes
Policia e Kosovës ka mohuar pretendimet e Ministrisë serbe të Mbrojtjes se një grup i …