Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar statistikat lidhur me numrin e turistëve të huaj në vend, ndërsa u shpreh se vitit 2022 ishte i mbarë për turizmin, duke vijuar trendin rritës krahasuar me vitin 2021. Kryeministri theksoi se “viti 2022 shënoi edhe flukse të reja turistike që iu shtuan mysafirëve që ne si vend mikpresim çdo vit”. Në këtë vit u regjistruan rreth 4 herë më shumë vizitorë nga Spanja; 97,% më shumë vizitorë nga Britania; rreth 3 herë më shumë vizitorë nga Holanda; më shumë se dyfishim i vizitorëve nga Sllovenia; dyfishim i vizitorëve që vijnë nga vendet skandinave. Sipas statistikave të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në periudhën janar-tetor 2021 u regjistruan 5 milionë e 177 mijë e 116 vizitorë të huaj, ndërsa për të njëjtën periudhë të vitit 2022 vendin tonë e vizituan 6 milionë e 793 mijë e 892 vizitorë të huaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …