Sipas Kushtetutës së Kosovës, kryeministri ka të drejtë të bëjë ndryshime në kabinetin qeverisës me apo pa pëlqimin, ose aprovimin e Kuvendit. Duke e njohur si shef të pakontestuar të Qeverisë, Kushtetuta i jep autoritetin kryeministrit që të ndërrojë një ministër pa pëlqim të Kuvendit, me qëllim sigurimin e zbatimit të politikave të tij nga kabineti qeveritar. Kështu është përgjigjur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, rreth pretendimeve se Qeveria e Kosovës ka shkelur Kushtetutën me emërimin e Nenad Rashiqit ministër për Komunitete dhe Kthim. Emërimi i Nenad Rashiqit zgjoi edhe reagimin e ashpër të kryetarit të Serbisë, Vuçiq i cili tha se ky emërim është absolutisht i dënueshëm”, duke e fyer kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, lidhur me këtë veprim.