Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka deklaruar pas takimeve në Bruksel, se Asociacioni do të krijohet vetëm pas marrjes së kodit telefonik. Siç bëhet e ditur në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, Tahiri në emër të Qeverisë ka bërë të qartë qëndrimin se pa e marrë Kosova kodin e vet telefonik dhe pa pavarësimin e KOSTT-it sipas marrëveshjeve të arritura në këto fusha në vitin 2013, Kosova nuk do të fillojë procesin e zbatimit të marrëveshjes për asociacionin. Komunikata poashtu bën me dije se sipas ministres, Tahiri, “themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë mund të realizohet vetëm pasi të hiqen në tërësi strukturat e mbetura paralele të Serbisë në Kosovë”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …