Gjykata Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka pranuar padinë e Shoqatës së Prokurorëve të Kosovës kundër Qeverisë, zyrës së kryeministrit, Albin Kurti dhe ka vendosur që të shtyjë vendimin e qeverisë për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Vendimi për uljen e pagave sipas vendimit të gjykatës nuk do të ekzekutohet derisa gjykata të marrë një vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me kërkesë-padinë e Shoqatës së Prokurorëve. Gjykata sot ka marr aktvendim me të cilin ka aprovuar propozimin e paditëses–propozueses, Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, si të bazuar dhe ka shtyrë ekzekutimin e vendimit të datës 23.11.2022, të Qeverisë të Republikës së Kosovës, derisa gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor, lidhur me këtë rast.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …