Kryeministri, Albin Kurti e ka emëruar, Nenad Rashiqin, ministër për Komunitete dhe Kthim dhe ku veprim i tij ka nxitur reagime të pushtetit në Serbi. Ndërkohë, kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe partia që ai e kontrollon në Kosovë, Lista Srpska, kanë thënë se Rashiq nuk i përfaqëson serbët e Kosovës. Edhe zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se “sipas vlerësimeve preliminare, emërimi i tij nuk ka qenë në përputhje me kushtetutën”. Është shumë e rëndësishme që të gjitha emërimet e ministrave të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. U bëjmë thirrje autoriteteve në Kosovë që të sigurojnë respektimin e kushtetutës. Sipas leximit tonë preliminar, ky emërim nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …