leoni

Prezantohet lista e nevojave të personave me aftësi të kufizuara në Ferizaj

Në prag të shënimit të 3 Dhjetorit-Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Shoqata “Handikos”, gjatë ditës së sotme ka mbajtur një takim informues për listën e nevojave që kanë personat me aftësi të kufizuara. Në këtë takim, kanë marrë pjesë drejtorë të drejtorive komunale, deputet, këshilltarë komunal, mjek, familjarë të personave me aftësi të kufizuara si dhe përfaqësues të shoqatës së shurdhmemeceve në Ferizaj. Hapjen e këtij takimi e ka bërë Xhemile Murseli, nga Shoqata e Personave me Aftësi të Kufizuara “Handikos” në Ferizaj, e cila ka thënë se ky takim ka për qëllim që të prezantohen në detaje të gjitha nevojat që kanë këta persona. Prezantimin e listë së nevojave e ka bërë Remzije Krasniqi, trajnere e kësaj shoqate. Sipas saj nevojat janë nga më të ndryshme, por ata që janë fokusuar në këtë listë janë: shëndetësia dhe mirëqenia sociale, rehabilitimi, shërbimet psiko-sociale e arsimore, aftësimi dhe riaftësimi profesional, punësimi, lëvizja e lirë, kultura, sporti dhe rekreacioni, përkrahja financiare si dhe programe përkatëse për prindërit. Edhe pjesëmarrësit në këtë takim, para zyrtarëve komunal, kanë paraqitur edhe kërkesat, por edhe problemet të tjera më të cilat përballen çdo ditë të jetës së tyre.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …