Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtori i DKRS – së, z. Afrim Dina, ka pritur në takim kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi dhe drejtuesit e KF Rahoveci, me të cilët u pajtuan që në stadiumin “Jahja Danuza”, të bëhen disa intervenime emergjente. Kryetari Latifi ka thënë se me z. Ademi u morëm vesh edhe për projekte të përbashkëta që do të realizohen shpejtë dhe klubeve tona do t’u ofrohet mundësi më e mirë e zhvillimit të garave në ligat në të cilat garojnë. Falënderoj kryetarin Ademi për vizitën dhe për gatishmërinë për investime të përbashkëta në infrastrukturën sportive në komunën e Rahovecit, ka thënë kryetari Latifi.