Kryetari amerikan, Joe Biden nënshkruan mënjëherë 3 urdhëra ekzekutiv që prekin vendimet Donald Trumpit

Joe Biden, shprehet i gatshëm të bisedojë me kryetarin rus, Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës, në Ukrainë

Kryetari amerikan, Joe Biden, shprehet i gatshëm të bisedojë me kryetarin  rus, Vladimir Putin nëse ai nis rrugën për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.  Biden,  mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit me kryetarin  francez Emmanuel Macron, i cili bëri vizitën e tij të parë shtetërore” në Shtetet e Bashkuara gjatë presidencës së tij. Në fjalimet e tyre, të dy liderët deklaruan se një nga pikat kryesore të agjendës së takimit ishte lufta Rusi-Ukrainë dhe se do të vazhdojnë t’i japin ndihmë Ukrainës. Duke thënë se e vetmja mënyrë racionale për t’i dhënë fund luftës është që Putini të tërheqë trupat e tij nga Ukraina, Biden deklaroi: “Putini paguan një çmim të rëndë duke mos zgjedhur këtë rrugë. Në të njëjtën kohë, ai po shkakton shkatërrim të madh në Ukrainë”. Duke theksuar se nuk ka ndërmend të kontaktojë me Putinin, Biden tha: Unë jam gati të flas me Putinin nëse ai është i gatshëm të marrë vendim për t’i dhënë fund luftës. Megjithatë, ai ende nuk është në një rrugë të tillë. Unë shoh se çfarë po ndodh.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …