Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka thënë në Beograd se Serbia duhet t’i ndihmojë Bashkimit Evropian për të zbatuar sanksionet kundër Rusisë. Ai i ka bërë këto deklarata pas takimit që ka zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kemi nevojë që Serbia të jetë në anën tonë. Unë e kuptoj mesazhin e Vuçiqit se do të na ndihmojë që t’i zbatojmë sanksionet për t’i dhënë fund luftës”, ka thënë Varhelyi. Bashkimi Evropian ka miratuar disa pako me sanksione kundër Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë. Megjithatë, Serbia, vend kandidat për anëtarësim në bllokun evropian, nuk i është bashkuar BE-së, duke mos i vënë sanksione Moskës. Varhelyi ka thënë se lufta në Ukrainë ndikon në anëtarësimin e Serbisë në BE. Koordinimi i politikës së jashtme ka rëndësi më shumë se kurrë më parë. Paqja dhe siguria e kontinentit tonë është sulmuar, prandaj na duhet Serbia, një shtet kandidat për anëtarësim që të na ndihmojë”, ka thënë ai. Vuçiq ka thënë në konferencën e përbashkët për media se e kupton mesazhin e Varhelyit për harmonizim të politikës së jashtme të Serbisë me atë të BE-së. Askush nuk mund t’iu shmanget sanksioneve kundër Rusisë përmes territorit të Serbisë, sepse ne nuk merremi me krim dhe nuk pasurohemi nga vuajtjet e askujt gjatë luftës, tha Vuçiq.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …