Hysni Gucati

Hysni Gucati: Ne si drejtues të OVL-UÇK-së nuk kemi bërë asnjë faj të vetëm dhe nuk kemi shkelur kurrfarë ligji

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur para Panelit të Apelit të Gjykatës Speciale, në Hagë, dhe ka kërkuar lirim nga të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të dhe Nasim Haradinajn. Ai ka thënë se me veprimet e tyre nuk e kanë shkelur ligjin derisa ka theksuar mungesën e zbardhjes së mënyrës se si kanë rrjedhur dokumentet e dërguara në OVL-UÇK. “Ne si drejtues të OVL-UÇK nuk kemi bërë asnjë faj të vetëm dhe nuk e kemi shkelur ligjin, janë të tjerët pa ndikimin tonë që në zyrat tona i kanë sjellë dokumentet e prokurorisë. Ne i kemi lajmëruar organet kompetente me atë që kishte ndodhur por lidhur me ata njerëz askush nuk e ka bërë ndonjë hetim as sot e kësaj dite. Prandaj ne nuk kemi asnjë faj për këto rrjedhje. Duke u nisur nga kjo që ë thash kërkoj nga trup gjyqësor që të na liroj nga të gjitha akuzat pasi ne nuk e kemi merituar asnjë ditë të vetme në burg. Ne presim vetëm lirimin tonë. Për fund, respekt për ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për popullin tim, ka thënë Gucati.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …