Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kërkuar mobilizim institucional e shoqëror për përkrahjen ndaj personave me aftësi të kufizuar. Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, ai ka thënë se integrimi i personave me aftësi të kufizuar duke u ofruar mundësi punësimi dhe mbështetje financiare duhet të jetë objektiv shtetëror prioritar! “Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, avokojmë për mobilizim institucional e shoqëror në përkrahjen për dinjitet, të drejta të barabarta dhe përmirësim të mirëqenies së kësaj kategorie. Në vend të kësaj, fatkeqësisht në Kosovë, nevojat e këtyre personave janë lënë anash. Qeveria Kurti në projektligjin për rritjen e pagës minimale nuk parasheh lidhjen e saj me pensionin për personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe të verbër, duke larguar nga kompensimi edhe përcjellësit e këtyre personave me arsyetimin se u është përmirësuar gjendja”, ka shkruar Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …