Familjarët e të akuzuarve në rastin e luftimeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë, kanë ngritur dyshime mbi arsyen e shtyrjes së seancave gjyqësore. Shtyrja e seancës së sotme me pretekstin se gjyqtarja e rastit ka qenë e sëmurë, ka shtyrë disa nga familjarët të dyshojnë se të afërmit e tyre nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore. “Ne druajmë se po i ndodhë diçka të afërmve tanë dhe se ata ndoshta nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe për atë nuk sillen në gjykata”, citohet të ketë thënë njëri nga familjarët e të akuzuarve në këtë rast. Përndryshe, seanca e radhës është caktuar të mbahet me 31 maj në sallën e Gjykatës Supreme.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …