Partia Demokratike e Kosovës është anëtarësuar në Aleancën e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës

Partia Demokratike e Kosovës është anëtarësuar në Aleancën e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës

Partia Demokratike e Kosovës është anëtarësuar në Aleancën e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës,  ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, i cili tha se ky anëtarësim erdhi pas një pune dinamike gjatë gjithë vitit. Pas një pune dinamike gjatë gjithë vitit, me shumë takime dhe lobime, sot, në mbledhjen e dytë vjetore të Këshillit të Partisë Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE), të mbajtur në Bratisllavë të Sllovakisë, Partia Demokratike e Kosovës është pranuar si anëtare me të drejta të plota e kësaj partie pan-evropiane”. ALDE është grupimi  më i madh politik i partive të liberale të Evropës. Parimet themelore liberale të lirisë, demokracisë, shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut, tolerancës dhe solidaritetit – janë vlerat që promovojnë partitë politike që qëndrojnë nën ombrellën e ALDE-s, e të cilat i kemi si mision për t’i zbatuar edhe në Kosovë”, ka shkruar Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Avni Arifi: VV po përballet me pasojat e sjelljes së saj në opozitë

Analisti politik Avni Arifi ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar …