Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj po qëndron për vizitë zyrtare në Vatikan. Ai në një intervistë për gazeten italiane, “il Tempo” konfirmoi faktin që i ka kërkuar Papa Françeskut njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Gazeta ‘il Tempo’ është interesuar për ftesën e presidentit Begaj drejtuar Papës, si dhe kjo ftesë a ka lidhje me dëshirën Tuaj për më shumë vëmendje të Evropës ndaj vendit dhe rajonit Tuaj? Presidenti është përgjigjur: “Në radhë të parë ftesa ime ka të bëjë me inaugurimin e fillimit të punimeve në Santuarin e Nënë Terezës në Tiranë, një vepër shumë e rëndësishme për Shqipërinë, shqiptarët por edhe botën e krishterë. Jam i bindur se shqiptarët do të donin t’i shprehnin mirënjohjen e thellë Papës për rolin e tij në shenjtërimin e shqiptares të madhe, që i përket pa dyshim edhe gjithë botës.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …