Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Pal Lekaj, ka drejtuar kritika në adresë të Qeverisë Kurti dhe ka theksuar më tutje se kryeministri Kurti më shumë është i fokusuar në prodhimin e krizave në vend sesa për ofrim të zgjidhjeve për problemet. “Veprimet e pamatura dhe te pakoordinuara të qeverisë e kanë sjellë gjendjen në veri të vendit njëjtë sikurse para shpalljes së pavarësisë. Kjo qeveri aftësi të vetme e ka prodhimin e krizave në vend dhe këtë e arriti me sukses me veprimet e saj në veri. Në fund, përpos që nuk arriti asnjë sukses, e ktheu situatën në pikën zero. Kurti, me veprimet e tij, e ka dëmtuar dukshëm pozicionin në dialog me Serbinë. Kur shkoi fillimisht të bisedonte në Bruksel me Vuçiqin, tha se do bisedonte për marrëveshjen finale, por përfundoi duke biseduar për çështje teknike si ajo e targave. Nuk është çudi që Kurti dhe demagogët, kthimin e normalitetit në veri ta bëjnë pjesë të dialogut” është cituar të ketë thënë mes tjerash, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Pal Lekaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …