Bujar Nishani: Shqipëria duhet të iniciojë një proces izolimi ekonomik e politik ndaj platformës destruktive të Serbisë

Nishani ngushëllon familjarët e viktimës në Krujë

Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka shprehur dhimbjen e thellë për ngjarjen tragjike të autobusit të besimtarëve ortodoks në Krujë, duke ngushëlluar njëkohësisht familjen e viktimës që humbi jetën nga flakët. Kreu i shtetit shqiptar, krahas shqetësimit për ngjarjen e rëndë, shpreh urimet për një shërim sa më të shpejtë të të lënduarve të shumtë, duke i bërë njëkohësisht thirrje Qeverisë së Shqipërisë dhe institucioneve përkatëse e përgjegjëse që të ofrojnë ndihmë të specializuar jashtë vendit, nëse është e nevojshme. Gjithashtu, kryetari Nishani kërkon gjithashtu nga Prokuroria dhe organet e ligjzbatuese të hetojnë ngjarjen e rëndë me pasoja fatale për pelegrinët e aksidentuar, në mënyrë që të dalë në dritë e vërteta dhe të zbulohen shkaqet e vërteta të kësaj tragjedie.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …