leoni

The Guardian: Është totalisht e padrejtë që në fushën e futbollit janë lejuar të futen simbolet serbe dhe jo ato shqiptare

The Guardian: Është totalisht e padrejtë që në fushën e futbollit janë lejuar të futen simbolet serbe dhe jo ato shqiptare

Gazeta The Guardian kërkon marrjen e masave nga FIFA për Serbinë dhe mënyrën si u sollën lojtarët serbë përballë atyre shqiptarë që luanin për Zvicrën në Botëror. Në artikull, The Guardian shkruan se është totalisht e padrejtë që në fushë janë lejuar të futen simbolet serbe dhe jo ato shqiptare. Mbështetur në rrëfimin e një shqiptari, The Guardian shkruan se shqiptarët janë ndjerë të sulmuar në momentin që serbët kanë thirrur në kor dhe kërkonin vrasjen e shqiptarëve. Simbolet me tre gishta nuk mungonin në stadium. Zvicra fitoi 3 me 2 me Serbinë. Ndeshja në Botërorin e Katarit solli emocione të forta edhe për tifozërinë shqiptare, teksa pas fitores pati edhe tension mes Granit Xhakës dhe futbollistëve serbë. Festa dhe trazita  ka pasur kudo, kryesisht në Cyrih, Bazel, Prishtinë e në Tiranë.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …