Kina akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës se kanë përfituar nga kriza në Ukrainë ndërsa Evropa ka pësuar për shkak të inflacionit të lartë dhe krizës energjetike në dimër, raporton Anadolu Agency (AA). Amerika është pasuruar nga kriza e Ukrainës ndërsa Evropa po gjakoset dhe po paguan çmime të larta të energjisë për shkak të inflacionit”, tha Zhao Lixhian, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës. Ai komentoi ligjin amerikan për Reduktimin e Inflacionit, i cili u nënshkrua në gusht për investime urgjente për të ulur kostot e barnave me recetë, kostot e kujdesit shëndetësor dhe kostot e energjisë. Zhao tha se Amerika zbatoi ligjin “për interesat e veta duke injoruar ndikimin në vendet e tjera, përfshirë të ashtuquajturit aleatët dhe partnerët e saj”. Nuk është çudi që disa media evropiane thonë se Evropa duhet të pyesë: Pse paqja dhe prosperiteti ynë duhet të varen nga interesat amerikane, pyeti zëdhënësi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …