Raportuesja për çështjen e vizave në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon kërkon që zgjidhja për çështjen e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi të gjendet pa e hapur procesin në rinegocim. Deputetja sllovene ka thënë se duhet të gjendet zgjidhje kompromisi nga palët. “Atmosfera në Komisionin Evropian, nuk është e mirë për shkak të krizës së refugjatëve. Prandaj unë i sugjeroj Qeverisë së Kosovës që të punojë ngushtë me BE-në por edhe vendet anëtare të BE-së për të plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara dhe nuk dua të spekuloj se çka do të ndodhte nëse nuk përmbushen edhe këto dy kërkesa. Sa i përket demarkacionit, unë inkurajoj palët që të bëjnë zgjidhje kompromisi, ka thënë zonja Fajon, e cila ka kritikuar kushtet, që iu kanë bërë Kosovës për liberalizimin e vizave, kushte speciale të cilat nuk iu kanë bërë asnjë vendi të rajonit e më gjerë.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …