Përmes sistemit të ri INSUREX eliminohen letrat gjatë regjistrimit të automjeteve

Përmes sistemit të ri INSUREX ka filluar eliminimi i letrave gjatë regjistrimit të automjeteve. Në një të ardhme shumë shpejt synohet eliminimi në tërësi i letrave gjatë procesit të regjistrimit, apo edhe vazhdimit të regjistrimit të automjeteve.  

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit z. Sami Mazreku ka bërë të ditur se deri më tash tetë institucione financiare janë ndërlidhur me sistemin INSUREX, ku në kohë konfirmohet pagesa e policës së sigurimit. “Deri më tash tetë institucione financiare janë ndërlidhur me sistemin tonë INSUREX. Në momentin kur bëhet pagesa kompania në kohë reale e konfirmon pagesën dhe në këtë mënyrë eliminohet letra si konfirmin i pagesës. Besojmë se shumë shpejt i tërë procesi i regjistrimit të një automjeti do të behët online pa asnjë letër” ka thënë drejtori i BKS-së z.Sami Mazreku.  

Më tutje Mazreku ka treguar se nga 4 janari i vitit 2023 kur nis puna e Institucioneve do të kërkojmë nga ARC-ja që gjatë regjistrimit të veturës, apo edhe vazhdimit të regjistrimit të eliminohet polica e shtypur e sigurimit si dhe konfirmimi i pagesës, pasi që sipas tij të gjitha këto janë të lidhura me sistemin shumë të avancuar INSUREX. 

Për ketë arritje drejtori Mazreku thotë se një falënderim i veçantë shkon për Bankën Qendrore të Kosovës, por edhe drejtorët e Kompanive të Sigurimeve të cilët në vazhdimësi kanë treguar bashkëpunim për modernizim dhe avancim të sistemit.  

I pari i BKS-së Sami Mazreku falënderon Institucionet Financiare që janë bërë pjesë e sistemit si dhe ato që janë në përgatitje për tu bërë pjesë e këtij sistemi  

Përndryshe deri më tash Institucionet që janë ndërlidhur me sistemin INSUREX janë: IFJB “Capital”, Vllesa – CO, Unioni Financiar, IFJB Posta e Kosovës, IFJB FINSER, Banka Ekonomike, dhe IBAS.

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …